Dy raste të koronavirusit në Mal të Zi: Një grua nga Ulqini tjetra nga Podgorica

Në Mal të Zi janë konfirmuar dy rastet e para të koronavirusit, tha kryeministri Dushko Markoviq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp sonte.

Pacientët janë femra të lindura më 1948 dhe 1973 dhe të dyja gjatë periudhës së kaluar kanë qëndruar në zona të prekura .

Siç e vërtetoi drejtori i Institutit për Shëndetësi Publike Dr. Boban Mugosha, njëra nga personat e infektuar është nga Ulqini dhe tjetra nga Podgorica.

“Njëra erdhi nga Amerika 12 ditë më parë dhe nuk ishte nën mbikëqyrje dhe tjetra erdhi nga Spanja dhe ishte nën mbikëqyrje,” tha ai./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!