Të nderuar qytetarë,
Sikur u njoftuat përmes mediumeve, edhe në Mal të Zi u konfirmuan dy rastet e para të Korona Virusi (Covid-19).
Apeloj dhe u lus të gjithë Juve që t’u përmbahemi masave që Qeveria dhe Shtabi emergjent kanë ndërmarr, për parandalimin e kësaj pandemie! Është shumë e rëndësishme që sa më shumë të rrim në gjirin familjar, me qetësi, të mbajmë higjenën personale dhe të ambientit ku jetojmë.
Kujdesi është i domosdoshëm, por nuk është nevoja për panik!
Komuna e Tuzit ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, në mbështetje me sygjerimet e institucioneve relevante. Ne mbetemi të hapun në çdo kohë për të ndihmuar qytetarët në lidhje me këtë çështje!
Sinqerisht,
NGJ