Konfirmohen dy rastet e para të koronavirusit në Mal të Zi

Janë konfirmuar dy rastet e para të koronavirusit në Mal të Zi , tha kryeministri Dushko Markoviq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp sonte.

Pacientët janë femra të lindura më 1948 dhe 1973 dhe të dyja gjatë periudhës së kaluar kanë qëndruar në zona të prekura . Ato janë në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore, njoftoi Kryeministri Dushko Markoviq në konferencën për shtyp sonte në Institutin e Shëndetit Publik.

“Siç shohim për fat të keq, nga ky moment fillon një fazë e re në trajtimin e kësaj sfide shëndetësore dhe shoqërore. Megjithatë, nuk ka vend për panik apo shqetësim të paarsyeshëm dhe të pakontrolluar ”, tha kryeministri./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!