PDS: Të gatshëm të bisedojmë me opozitën

Drejtori politik i Partisë Demokratike të Socialistëve Tarzan Millosheviq, ka deklaruar për gazetën Dan se kjo parti është e gathme të ulet të bisedojë me opozitën për të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe hyrjen në Kuvend.

Sipas tij, situata politike e tensionuar do të qetësohet pas antarsimit të Malit të Zi në NATO, me çka mund të pritet edhe fillimi i dialogut. Ai la të kuptohej se PDS gatishmërinë për bisedime e ka vetëm me partitë e opozitës të orientimit qytetar , duke mospërfshirë Frontin Demokratik./TVTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!