Partia Socialiste ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet që do të mbahën në 18 qershor në Shqipëri.
Në sheshin “Skënderbej”, kreu i PS Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qarkun Tiranë.Në takim ishtë i pranishëm kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri dhe mijëra të rinj.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se PD ka fituar përballë të majtës vetëm kur kjo e fundit ka qenë e përçarë. Rama paralajmëroi një të majtë të bashkuar edhe në zgjedhjet e 18 qershorit, duke nënkuptuar kështu rinovimin e koalicionit PS-LSI.
Kryeministri ka deklaruar se protesta e opozitës në çadër është një kauzë e rremë, prapa të cilës fshihet sipas tij frika nga drejtësia.
“Çadrën e kanë ngritur mu në mes të procesit demokratik. Duan t’i zënë Shqipërisë rrugën, duan t’ju zënë ju dhe prindërve tuaj rrugën, sepse e vërteta është se ata nuk kanë fituar kurrë përveçse kur ne kemi qenë të ndarë”, ka thënë Rama.
https://www.youtube.com/watch?v=9F_YGSZTAGM