BE-ja çel dyert për Shqipërinë e Maqedoninë – Mali i Zi ka përparuar

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka prezantuar zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit.

Mogherini tha në fjalën e saj se Këshilli vendos të hapë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por pa harruar të përshëndesë dhe vlerësojë reformat që kanë bërë edhe Mali i Zi e Serbia.

Nga 6 partnerë të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë reforma të rëndësishme, ndërsa do të rekomandohet hapja e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedonin. po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën, po kështu edhe me Kosovën po punojmë për një progres në bazë të marrëveshjes së stabilizim asocimit që kemi me ta.

Natyrisht vazhdojmë dhe personalisht vazhdoj që të lehtësoj marrëdhëniet në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, përfshi edhe arritjen e një marrëveshje ligjore.

Shperndaje