Putin Uron Gjukanoviqin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Millo Gjukanoviq për zgjedhjen e tij si President i ri i Malit të Zi.

Siç thuhet në kumtesën e PDS, urimi i Putinit për shefin e ri të shtetit është i pari nga një prej vendeve më me ndikim në botë.

“I nderuar Gjukanoviq, ju uroj për zgjedhjen në postin e presidentit. Vlerësoj se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-malazeze në frymën e miqësisë tradicionale do të jetë në pajtim me interesat e popujve të të dyja vendeve”, thuhet në urim.

Marrëdhëniet Rusi-Mali i Zi janë tensionuar pas hyrjes së ish-republikës jugosllave në NATO dhe bashkëngjitjes së sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!