Selia e grupeve kriminale nga Mali i Zi është në vendet e rajonit

Selia e grupeve kriminale nga Mali i Zi është në vendet e rajonit, ka bërë të ditur Sekretari i Këshillit Nacional për Siguri të Malit të Zi, Veselin Veloviq, përcjellë Gazeta Blic.

“Grupet kriminale nga Mali i Zi, janë të lidhura me struktura ushtarake dhe paramilitare të shteteve të caktuara të rajonit dhe shpesh janë të afërt me lidhjet politike të establishmentit të këtyre vendeve”, ka deklaruar Velloviç për televizionin Al Jazeera.

Këto grupe, sipas Veljoviq, janë të afërta me strukturat që dëshirojnë destabilizimin e institucioneve të vendit.

Megjithatë, Veloviq, nuk ka dashur të përmend për cilat shtete të rajonit bëhet fjalë, por, ka shtuar se vendqëndrimi i këtyre grupeve kriminale nga Mali i Zi gjendet në disa shtete përreth, prej të cilëve marrin instruksione për veprime brenda shtetit tonë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!