9 raste të reja me coronavirus, 6 nga Ulqini. Vdes i infektuari nga Plava

Në Mal të Zi prej orës 17 të ditës së djeshme janë analizuar edhe 133 testime për sëmundjen Covid 19, nga të cilët 9 kanë rezultuar pozitiv, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik.

Prej tyre 6 janë nga Ulqini kurse 3 nga Plava. Sipas këtij instituti, të githë rastet e reja janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Me këto raste , numri total i të infektuarve në Mal të Zi ka shkuar në 303, kurse të shëruar janë 55 prej tyre. Fatkeqësisht, i infektuari nga Plava, i cili prej disa ditësh ishte i shtrirë në spital, ndërroi jetë ditën e sotme. Ai përveç infektimit me Covid 19 vuante edhe nga diabeti. /TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!