Rama prezanton Portin Turistik në Durrës

Kryeministri Edi Rama përgjatë një takimi elektoral në qytetin e Durrësit ka prezantuar projektin për rindërtimin e Portit, që sipas Ramës do e shndërrojnë atë në portin turistik më të madh në Mesdhe.

Rama ka shtuar se brenda vitit 2023 do të nisë investimi edhe në Portin Turistik të Shëngjinit në mënyrë që Shqipëria të ketë katër hyrje (Durrësin, Vlorën, Sarandën, Shëngjinin) që do t’i mundësojnë hapjen përkundrejt turizmit dhe tregtisë që do të sjellin zhvillim ekonomik në vend.

Investimi për portin e Durrësit do të bëhet nga kompania “Emaar Group” që do të financojë 2 miliard eurot e nevojshme.

“Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë. Porti i ri turistik, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë vetëm gjatë ndërtimit nga kompania e madhe globale Emaar Group, 2 miliardë euro dhe do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar. Impakti i këtij investimi që kryhet nga kompania që ndërtoi Portin e Dubait dhe ka autorësinë e ndërtimeve më spektakolare në Emiratet e Bashkuara, e në plot vende të botës, do të ndryshojë thellësisht ekonominë e qarkut të Durrësit si edhe do të krijojë një efekt ekonomik zinxhir në krejt bregdetin shqiptar, ku ka nisur ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Sarandës, do të nisë deri në qershor ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Vlorës dhe sipas Planit 2021-2025 do të nisë brenda vitit 2023 ndërtimi i Portit të Ri Turistik të Shëngjinit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!