SDP: Autori i Fjalorit të ndryshojë interpretimin e termave të caktuara për shqiptarët

Partia Social Demokratike (SDP) ka shprehur pakënaqësi mbi mënyrën se si është trajtuar termi “Albanizimi” në fjalorin e gjuhës malazeze, i botuar së fundmi nga Akademia malazeze e Shkencave dhe Arteve (CANU). Kjo parti nga autori i Fjalorit kërkon që të shqyrtoi dhe të ndryshoi interpretimin e termave të caktuara.

Nga shpjegimi i termit rrjedh interpretimi sipas të cilit ”Albanizimi” nënkupton vetëm akt të inponimit të dhunshëm të gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve.Një interpretim i tillë i palejueshëm i termit i cili i referohet shqiptarëve,në mesin e anëtarëve të këtij kombi konsiderojmë se me të drejtë mund të shkaktojë ndjenjë të pakënaqësisë dhe diskriminimit, është kumtuar nga SDP.

Nga SDP thonë që, në hartimin e përmbajtjeve të tilla veçanarisht opinioni akademik duhet të ketë shumë më tepër ndjeshmëri sidomos kur bëhet fjalë për çështjet që mund të ndikojnë negativisht në nivelin ekzistues të harmonisë ndër-etnike dhe ndër-fetare në Mal të Zi, e cila është në nivel të lartë.

Për shkak të gjithë kësaj, SDP kërkon nga autori i Fjalorit të gjuhës malazeze që të shqyrtoi dhe të ndryshoi interpretimin e termave të caktuara që nuk janë të vërteta dhe që me arsye mund të shkaktojnë pakënaqësi individuale dhe kolektive – theksohet në kumtesen e SDP-së./Malësia.ME/

Shperndaje