Markoviq: Nuk e ka ndërmend të ftojë më opozitën në dialog

Kryeministri Dushko Markoviq ka porositur se as që e ka ndërmend të ftojë më opozitën në dialog. Ai ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar çështjeve jetësore dhe ka shtuar se edhe opozita do të duhej të dal nga kafenetë në sheshin Vektra dhe të marr përgjegjësitë, shkruan rtcg.

Kreu i qeverisë në hapjen e punimeve të tunelit nëpër Bjellasic, ka thënë se ata që rrinë në shtëpi dhe marrin rroga nga dy mijë euro nga buxheti shtetëror do të presin në ftesën e tij. Ne jemi të hapur për dialog të cilin e kemi kumtuar dhe është koha që opozita të marr përgjegjësitë për atë që qytetarët ua kanë besuar në zgjedhje.

Kjo do të thotë që të gjithë së bashku , pushteti dhe opozita, të punojnë në interesin e vendit , të kërkojnë mekanizma politikë , në parlament dhe jashtë parlamentit të ndërrojnë pushtetin, por të gjithë së bashku duhet të punojmë në interesin e vendit , ka porositur Markoviq.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!