Jasmin Nikaj i bashkohet Alternativës Shqiptare

Artisti i mirënjohur nga Malësia Jasmin Nikaj para disa kohe kishte braktisur Lidhjen Demokratike Shqiptare i cili ishte edhe kandidat i këti subjekti për këshilltarë në Kuvendin e Komunës së Tuzit.

Nikaj përmes një deklarate për oponion të cilën mund ta lexoni më poshtë, njofton se i është bashkuar Alternativës Shqiptare.

Të nderuar qytetarë të Malësisë,

E ndiej të nevojshme të njoftoj opinionin e gjërë se unë Jasmin Nikaj do të vazhdoj veprimtarinë time politike në partitë nacionale, respektivisht prej sot jam antarë i Alternativës Shqiptare.

Për dallim nga subjekti në të cilin veprova deri tani, Alternativa Shqiptare shihet qartë se ka Infrastrukturë dhe Program për përmirsimin e statusit të shqiptarve në Mal të Zi. Shumica e çështjeve që janë diskutuar atje kanë qënë të adresuara kundrejt Alternativës Shqiptare, që për mua si njeri që vij nga fusha e artit janë të papranueshme.

Unë personalisht vlerësoj që ne nuk duhet të merremi me njëri tjetrin, pa fakte e argumente, por që të punojmë bashkë për të mirën e popullit tonë. Alternativa Shqiptare është subjekt serjoz, me një strukturë të përgaditur njerëzisht nga fusha të caktuara. Një tjetër çështje që mua personalisht më ka motivuar të jem pjesë e këtij subjekti është se Alternativa Shqiptare nuk është subjekt njëkonfesional, dhe përfshinë të gjitha territoret ku shqiptaret jetojnë në Mal të Zi.

Poashtu duhet të dihet fakti që rreth Alternativës Shqiptare për një kohë të shkurtër janë bashkuar (shkrirë) disa subjekte nga Malësia, Tuzi dhe Plava e Gucia.

Shqiptarët në Mal të Zi duhet të kenë shumë më pak subjekte, sepse vlerësoj se kjo është njëra ndër rrugët kryesore që na ndihmon që zëri unë të jetë aty ku e kemi vendin, si popull autokton në Mal të Zi.

Në Tuz, më: 17.05.2018

Me respekt,
Jasmin Nikaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!