Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Loro Nrekiq u zgjodh sonte për Kryetar të Komunës së Ulqinit.
Ai pas dhënies së betimit tha se është “nder, krenari, privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe të jesh në krye të këtij qyteti të lashtë”.
“Të gjithë aftësitë e mija politike, morale dhe intelektuale do ti vejë në funksion të ruajtjes së vlerave të bashkëjetesës, tolerancës dhe zhvillimit të Ulqinit. Besoj që me punën time të deritashme kam treguar që gjithmonë kam dhënë dhe do të jap përparësi dialogut dhe marrëveshjes si të vetmes gjuhë të politikës së suksesshme e cila ndërton mirëkuptim dhe mirëqenie”, tha Nrekiq.
Sipas fjalëve të tija, Ulqini nuk ka kohë për humbje. “Duhet të ecim në hap me kohën. Ulqini, qyteti jonë ka shumë potencial, kështu që ju ftojë që së bashku të punojmë në valorizimin e këtyre potencialeve”, tha kryetari i ri i Komunës duke iu drejtuar këshilltarëve dhe qytetarëve të Ulqinit.
Për zgjedhjen e Nrekiqit ishin 28 këshilltarë, kundër ishin këshilltarët e URA-së, gjersa këshilltari i PSD-së abstenoi.
Në mbledhje nuk ishin të pranishëm dy këshilltarët e Forcës. /Ul-info/