Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj, në samitin për TENT mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje, ka treguar interesimin dhe angazhimin e Kosovës në përmbylljen e integrimit të vendit në rrjetin rajonal të transportit, ku bëjnë pjesë korridori 6 dhe 7 dhe të cilat lidhen me korridoret evropiane.
Ai ka folur edhe për disa projekte të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, sidomos për rëndësinë e definimit sa më të shpejtë të projekteve me Malin e Zi, siç është ai i tunelit që lidh Pejën me Rozhajën në gjatësi 7 kilometra, lidhjet hekurudhore Kosovë-Mali i Zi dhe fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.
1 Comment