Nga 1. korriku, paga minimale 222 euro

Partnerët social e kanë përkrahur propozimin e Qeverisë që rroga minimale nga 1. korriku të jetë 222 euro , kurse deri në fund të vitit do të vazhdojnë bisedimet për rritje deri në shumën e paraparë , gjegjësisht që rroga minimale e të jetë 50 për qind e rrogës mesatare në republikë.

Sekretari i përgjithshëm i Unionit të sindikatave të lira ,Srgja Kekoviq ,ka deklaruar se partnerët social kanë arritur koncezusin në mbledhjen e sotme të Këshillit social lidhur me të ardhurat minimale. “Lidhur me të ardhurat minimale jemi pajtuar që të përkrahim propozimin e Qeverisë që të ardhurat minimale prej me 1. korrik të jenë 222 euro , dhe që deri në fund të vitit të vazhdojnë bisedime për rritjen e rrogës minimale deri në 50 për qind të ardhurave mesatare në Mal të Zi” ,ka theksuar Kekoviq pas mbledhjes së sotme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!