Forumi Shqiptar, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptarë, ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve listën për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
Emri i listës zgjedhore është “Forumi Shqiptar – Nik Gjeloshaj BESA për Zhvillim Evropian”.
Bartës i listës është Nik Gjeloshaj, kryetar i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Tuzit.
“Në këtë mënyrë Forumi Shqiptar vazhdon rrugën e tij fitimtare dhe progresive, me synim zhvillimin europian, faktorizimin, integrimin dhe avancimin e të gjitha komunave ku jetojnë shqiptarët.
Lista e Forumit Shqiptar, si e vetmja listë autentike e shqiptarëve në Mal të Zi, sipas të gjitha sondazheve të opinionit publik, do të dalë fituese bindshëm brenda elektoratit shqiptar.
Aty ku është forumi shqiptar në pushtetë ka zhvillim, prosperitet dhe lulëzim, rezultati më i mirë i kësaj është komuna e Tuzit dhe me punën tonë të njëjtin progres do të kenë edhe në komuna e Ulqinit, Plavës, Gucisë, Rozhajës etj. .
Fryma zhvillimore dhe progresive e Forumit Shqiptar dëshmohet nga përbërja e listës zgjedhore, e cila përbëhet nga intelektualë të rangut europian, me përvojë si dhe të rinj, gra të suksesshme të komunitetit tonë, eksperte të dëshmuara në fushat e tyre, inxhinierë, juristë, politolog, ekonomistë, profesorë etj, thuhet në deklaratën e Forumit Shqiptarë.