Mali i Zi fiton nga UE 4.2 milion

UE i ka ndarë Malit të Zi 4.2 milion euro shtesë për përgatitjen e projekteve infrastrukturore, u vërtetua zyrtarisht në takimin e mbajtur dje dhe sot në Oslo në të cilin Malin e Zi e ka përfaqësuar koordinuesi nacional për mbështetjen paraprake në UE, ambasadori Aleksandar Andrija Pejoviq.

Malit të Zi, siç theksohet, me këtë rast i janë lejuar mjete për përgatitjen e dokumentacioneve projektuese për tri projekte që kanë të bëjnë me hartimin e projektit ideor për gazsjellësin e Jonit dhe Adriatikut, për hartimin e dokumentacionit për projekte në fushën e furnizimit me uji dhe trajtimin e ujerave të zeza dhe për mbështetje teknike për mbikëqyrjen e punimeve në projektin e ndërtimit në stabilimentet për pastrimin ujërave të zeza në Podgoricë. 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!