Komuna e Tuzit në vitin 2020 në Bashkësin Lokale të Sukruqit do të investoi mbi 200.000 euro, njoftojnë nga kjo bashkësi lokale.
Të nderuar qytetarë të Sukruqit.
Ju kujtojmë se në buxhetin e Komunës së Tuzit për vitin 2020, në kuadër të infrastrukturës për rinovimin dhe asfaltimin e rrugës Vuksanlekaj – Sukruq është ndarë vlera e mjeteve prej 200.864,00 €
Kjo vlerë është planifikuar për asfaltimin e 4000 metrave (4 km) rrugë me gjerësi 5, 5 metra.
Sukruqi do të ketë një rrugë bashkëkohore ashtu siç e meriton!
Po veçojmë:
- tabelat e shpalljeve (8 copë me vlerë 600€)
- shtruarja e rrugës me zalle në fund të Sukruqit drejtë Zbeqit (me vlerë 1000€)
- trafoja elektrike në Sukruqin e epërm (me vlerë 40.000,00€) dhe
- pastrimi i rrugëve si asnjëherë më parë
Sukruqi – Malësia po ndryshon!




