Biden në Kosovë: Miratoni demarkacionin me Maline Zi

Pas Beogradit, zëvendëspresidenti Amerikan Joe Biden, udhëtoi drejt Kosovës në kuadër të një vizite dy ditore në rajon për të nxitur vendet drejt rrugës së duhur të integrimit europian.

Duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatët më të mirë të Kosovës, Biden tha se Prishtina duhet të miratojë demarkacionin me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe.

Zëvendëspresidenti amerikan theksoi në takimin me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Thaçi është biseduar për domosdoshmërinë e dialogut me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për domosdoshmërinë e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“E dimë që është dashur të shtyhen disa reforma, por janë vendimet e zorshme që sjellin fryte. E dimë që dhimbjet e luftës janë ende të freskëta por e vetmja mënyrë për Kosovën është një e ardhme e përbashkët. Themelimi i Komunave Serbe është i domosdoshëm për arsyen se këto janë thelbësore për avancimin e Kosovës e Serbisë”, tha Biden.

Po ashtu, Hashim Thaçi siguroi se marrëveshja kufitare me Malin e zi dhe krijimi i komunave me shumice serbe , do te mbyllet shpejt.

“Pa kalimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe pa formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, vendi do të mbetet e vetmuar dhe i izoluar nga bota. Ne nuk mund të kërkojmë ndihmë dhe përkrahje nga askush kur nuk i kryejmë detyrat tona”, u shpreh Thaçi.

Zëvendëspresidenti Biden foli qartë se korrupsioni duhet luftuar.

“Korrupsioni është kancer dhe nëse nuk e trajtoni këtë, atëherë mundësia që Kosova të ec përpara nuk është e mundur. Shpresoj të kemi një Kosovë të fortë, demokratike dhe si anëtare të plotë të BE-së pa korrupsion”, tha Biden.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!