Gjukanoviq vendos se kush do të zëvendësojë kuadrot nga URA

Në PDS, konsiderojnë se vendet në qeverinë e besimit zgjedhor të cilat i kanë përfaqësuesit e Lëvizjes qytetare URA, pas largimit të tyre nga qeveria, duhet ti emëroj kryeministri Millo Gjukanoviq, shkruan gazeta Dnevne novine.

Përkujtohet se lex specialis, të cilin Qeveria e ka nënshkruar me PSD, DEMOS dhe URA, nuk ka paraparë largimin nga pushteti ekzekutiv të ndonjërit nga nënshkruesit. Në kreun PDS, konsiderojnë se vendimin tillë duhet ta sjell Gjukanoviq, mirëpo vendet të cilat i mbulonte URA, pjesa tjetër e treshes në Qeveri, DEMOS dhe PSD, nuk mund ti trashëgojnë. Akoma është heret të flitet për emërime të reja, por së pari duhet pritur që URA edhe zyrtarisht të dalë nga Qeveria, atëherë të shihet se si të veprohet.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!