Nrekiq dhe Gjeka zgjedhjet të mbahen në nëntor – Nimanbegu: Nxitja nuk është në interes të qytetarëve

Fotografia e Anton GjokajKryetari i Këshillit Komunal i Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin, Loro Nrekiq, ka thënë për Dnevne Novine se deri në fund të muajit do të bëhet e njohur se kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Ulqin.

Qëndrimi i partisë është që ato të mbahen me 26 nëntor, si në komunat tjera në Petnicë, Mojkovac dhe në Cetinë.

“Nëse PDS-ja vendos që të mbahen me 26 nëntor, ashtu do të jetë”, theksoi Ndrekiq.

Fotografia e Anton GjokajKryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka ka thënë se zgjedhjet lokale do shte mirë të mbahen në nëntor, ndërsa pushteti të formohet deri për vit të ri.

“Është e nevojshme të bëhen përgatitjet për sezonin e ardhshëm, prandaj jam për nëntor e jo për shkurt. Mirëpo, takimin e partnerëve do ta mbajmë deri në fund të muajit kur do ta vendosim datën e zgjedhjeve”, tha Gjeka.

Fotografia e Anton GjokajDeputeti i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka deklaruar se nxitja e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Ulqin nuk është në interes të qytetarëve.

“Në vijim është finalizimi i shumë projekteve të paralajmëruara dhe ato duhet të realizohen pa presionin që janë pjesë e fushatës zgjedhore, por që qytetarët ti kuptojnë në mënyrë të drejtë – si rezultat i punës së të përzgjedhurve të tyre”, tha ai për “Pobjeda”.

“Për koalicionin tim është e rëndësishme që të transmetojmë mesazhin tonë politik dhe që qartë dhe konsistueshëm insistojmë pa kompromis në realizimin e çdo puke të marrëveshjes politike. Çdo mosrespektim i marrëveshjes sjell deri tek ndarja”, shtoi Nimambegu.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!