Skenderbeu lëshon fitorën në Zagreb në 95 min – Milani mund thellë Shkëndijen

Dinamo Zagrebi ia mohoi fitoren Skënderbeut duke i shënuar gol në minutën e 95-të në play-off të Ligës së Evropës.

Skuadra korçare kishte arritur të kalonte në epërsi në minutën e 37 përmes Liridon Latifit, i cili nga afërsia dërgoi topin në rrjetë.

Skënderbeu ishte tregua i rrezikshëm edhe në minutën e 10-të kur shënoi gol, por që iu anulua padrejtësisht nga gjyqtari anësorë.

Shifrat në minutën e 90+5 i barazoi Henriquez, duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Shqipëri, që zhvillohet pas një jave.

Fotografia e K.F Skënderbeu Korçë

Shkëndija pëson thellë ndaj Milanit Shkëndija pëson thellë ndaj Milanit

Gjiganti italian, Milan ka shënuar fitore të thellë 6-0 ndaj Shkëndijës së Tetovës në kuadër të Ligës së Evropës.

Në praninë e mbi 40 mijë tifozëve, skuadra e Vincenzo Montellës ka shkëlqyer duke shënuar nga tre gola në secilën pjesë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Maqedoni.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!