Forumi Shqiptar: Flamuri kombëtar përherë do të valvisë në trojet tona

Forumi Shqiptar, ka reaguar ndaj Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, lidhur me paralajmërimin e ngrehjes së padisë kundër organizatorëve të Logut në Tërgajë.

“Ju, si ministër, edhe i kulturës së shqiptarëve në Mal të Zi, duhet të dini se flamuri i shfaqur në tubim nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por flamuri kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që ata jetojnë, flamuri të cilin ua ka lënë amanet heroi më i madh kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu.”, thuhet në deklaratë të Forumit Shqiptarë.

Nga Forumi theksuan se organizatorët e tubimit tradicional ishin qytetarët e Malësisë dhe diaspora, e cila së bashku me bashkëqytetarët e tjerë shqiptarë në Mal të Zi, si popull autoktonë, i dhanë mbështetje të plotë rikthimit të pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006 si dhe të gjitha proceseve integruese Euro-Atlantike të Mal të Zi.

“Në ato procese, ai flamur nuk pëngonte, dhe sot po e krahasoni atë me disa flamuj dhe tubime tjera,” thuhet në reagimin e Forumi Shqiptar.

Nga Forumi Shqiptar, theksuan se nuk do të lejojnë dënimin e qytetarëve të Malësisë, as krahasimin e tubimit kulturor në Tërgajë, në të cilin vetem u këndua, me tubimet që bëjnë thirrje për urrejtje, me mesazhe shoviniste, jo vetëm drejtuar Malit të Zi, por edhe vendeve të tjera fqinje.

Në reagimin e Forumi Shqiptar, thuhet se është e nevojshme që në nivel të të gjitha subjekteve politike nacionale të shqyrtohet pjesëmarrja e mëtutjeshme në Qeveri “në krye të së cilës qendron një ministër që ka një qëndrim të tillë ndaj veprimtarive kulturore shqiptare në të cilat në mënyrë të pashmangshme është valvitur dhe do të valvitet flamuri shqiptarë”.

Ata porositën Bogdanoviq se ”padia e paralajmëruar, për shqiptarët nuk do të thotë asgjë, por që vetem e ka njollosur vehten”./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!