Ministria e Kulturës, padi kundër organizatorëve të Logut të Tërgajës

Ministria e Kulturës së Malit të Zi, ka njoftur se do të ngre padi kundër organizatorëve të Logut të Tërgajës, pasi që siç kumtuan ata në këtë tubim janë shfaqur vetem simbolet e një vendit tjetër, pa flamurin nacional të Malit të Zi.

“Pasiqë në tubimin e lartëpermendyr ishte i shfaqur simboli i shtetit fqinj pa flamurin nacional të Malit të Zi, pranë organeve kompetente do të ngrejmë padi kundër organizatorëve . Theksojmë edhe një herë që manifestimet kulturore nuk duhet të jenë front për asnjë nacionalizëm, as për shkelje të normave që përcaktohen qartë me rregullat pozitive ligjore të Malit të Zi” , kumtuan nga Ministria e Kulturës.

Nga kjo Ministri theksuan se ligjet e shtetit të Malit të Zi duhet të respektohen.

Kujtojmë se para disa ditëve Ministria e Kulturës njoftoi se do të ngre padi kundër organizatorëve të koncertit humanitar “Për Kosovën dhe Metohinë tonë” që u mbajtë në Herceg Novi për shfaqjen e simboleve të vendeve tjera, përdhosjen e himnit nacional të Malit të Zi dhe me mesazheve politike dhe nacionaliste./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!