Nimanbegu: Shqiptarët janë autokton dhe se sipas Kushtetutës kanë të drejtë të shfaqin simbolet e tyre

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimnbegu tha se është i befasuar në mënyrë të pakëndshme nga informacioni se Ministria e Kulturës do të ngre padi kundër organizatorëve të tubimit në Tërgaja në Komunën e Tuzit për shkak shfaqjes së flamurit shqiptarë.

Nimanbegu porositi se shqiptarët janë autokton në territorin e Malit të Zi dhe se sipas Kushtetutës ata kanë të drejtë të shfaqin simbolet e tyre kombëtare.

“Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme, Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptarë autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër për mendimin tim është vetëm inicim i grindjeve me popullin tonë “, tha ai.

Nimanbegu tha se mbi padin e paralajmëruar do të bisedojë me përfaqësuesit e partive të tjera shqiptare dhe të shohim mënurën adekuate për reagim./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!