Ish-Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar dje në Ulqin me kryetarin e Forces, Nazif Cungun.
Hoxhaj në Facebook shkruan se angazhimi i përditshëm i Cungut i shërben interesit të shqiptarëve dhe shtetit mik të Malit të Zi.
Postimi i Hoxhaj:
Pasdite e këndshme në Ulqin me mikun tim, kryetarin e Forcës, Nazif Cungu, zonjën Gazmire dhe Remzien. Një familje me shumë vlera që i ka dhënë Ulqinit atributet e një qyteti mikpritës, zhvillimor dhe të mirëfilltë turistik. Angazhimi i përditshëm i Cungut i shërben interesit të shqiptarëve dhe shtetit mik të Malit të Zi.
/Malësia.ME/