Filluan punimet në rrugën e Leut në Dinoshë

Sot në mëngjes filluan punimet në rikonstruksionin e rrugës së Leut pranë Xhamisë së Dinoshës.

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj para disa ditëve nënshkroi kontratën me ”Avio Petrol” sh.p.k për rikonstruksion të rrugës, me vlerë prej 178.343,48 euro.

Qytetarë të nderuar,

sot në mëngjes ja filluan punimet në rikonstruksionin e rrugës së Leut. Gjithë e kemi të ditur çfarë rëndësie ka kjo rrugë për të gjithë ne ashtu që me këtë rast falënderojmë Komuna e Tuzit – Opština Tuzi në fillimin e realizmit të këtij projekti të gjatë pritur.

Premtimet e dhëna nga ana e Forumit Shqiptar dhe Komunës së Tuzit po realizohen.

BL Dinoshë

Shperndaje