Varianti “delta” i COVID-19 prezent edhe në Mal të Zi

Në Mal të Zi është vërtetuar prezenca e llojit “delta” te Covid 19, ka njoftuar Instituti për shëndet publik. “Epidemiologët tanë kanë qenë të qartë që në fillim se varianti “delta” do të ndjekë modelin e sjelljes si në të gjitha vendet ku ka qenë prezent për ca kohë.

Prandaj, pritet që ai të bëhet dominuese sepse transmetohet shumë lehtë,” thuhet në deklaratë.

Nga ISHP edhe një herë apelojnë tek qytetarët që të vaksinohen pa humbur kohë dhe në këtë mënyrë të mbrojnë veten dhe të tjerët. 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!