Kryetari i Alternativës Shqiptare Gjergj Camaj, tha për televizionin Teuta se koalicioni i formuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në mes Forcës, UDSH-së dhe Alternativës Shqiptare, është një nismë e mirë për të grumbulluar një numër të madh të votave me këto tri subjekte.
Formimi i këtij koalicioni ka një strategji afatgjate dhe ka për qëllim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve , si në nivelin qendror ashtu edhe atë lokal, tha Camaj.
Ai shprehu besimin se arritja e dy mandateve është diçka reale për këtë koalicion, duke pasur parasysh faktin që përbëhet nga subjektet më të rëndësishëm në trevat ku jetojnë shqiptarët.