Roma prezanton Marash Kumbullën

0

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ka bërë një hap përpara në karrierën e tij duke nënshkruar për skuadrën e Romës.

Ai është huazuar nga Hellas Verona për një periudhë dyvjeçare, ndërsa në drejtim të kundërt kanë shkuar tre lojtarë.

(Foto: asroma.com)

20-vjeçari e ka opsionin e nënshkrimit të marrëveshjes afatgjate (deri në qershor 2025) pas përfundimit të huazimit.

“Roma paraqet një mundësi dhe një sfidë, e pamundshme për ta refuzuar”, ka thënë mbrojtësi për faqen zyrtare të Romës.

“U binda nga plani që ka klubi dhe nuk pata hezitime për ta marrë këtë vendim – do të bëj gjithçka që është e mundur që të mos i zhgënjej ata që më kanë besuar”, ka shtuar ai.

Një produkt i Akademisë së Hellas Veronas, Kumbulla debutoi në Serie A në gusht të vitit 2018. Në edicionin e kaluar, regjistroi 25 paraqitje në kampionatin italian.

I lindur më Peschiera del Garda në afërsi të Veronas, Marashi përfaqëson vendin e prindërve të tij – Shqipërinë në nivel ndërkombëtar. Ai ka qenë pjesë e Kombëtare sU-17, U-19 dhe U-21, ndërsa në vitin e kaluar ka debutuar për ekipin e parë.

Te Roma, Marash Kumbulla do ta veshë fanellën me numër 24. /Telegrafi/



error: Të drejtat e rezervuara !!