Beçiq: Partitë e pakicave duhet të jenë pjesë e çdo qeverie

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe kreu i Demokratëve, Aleksa Beçiq, vlerësoi sot se Qeveria duhet të rikonstruohet që ajo të forcohet dhe pastaj të fillohet me proceset e reformës.

Ai rikujtoi se “që nga dita e parë” i dëshironte përfaqësuesit e popujve pakicë në Qeveri.

“Partitë e pakicave duhet të jenë pjesë e çdo qeverie. Se cila do të jetë përgjigja e tyre varet nga ata ”, tha Beçiq.

Beçiq theksoi se pret që Lëvizja Qytetare URA të jetë në Qeveri./Malësia.ME/

Shperndaje