Gjukanoviq, kemi shumicën me boshnjakët dhe shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviq, ka thënë se partia e tij me partnerët tradicionalë do të ketë së paku 42 mandate në legjislacionin e ri të Parlamentit të Malit të Zi.

Ai deklaroi se DPS menjëherë pas shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, do të hyjë në bisedime me partnerët, dhe për një kohë të shkurtër do të formohet qeveria e re e Malit të Zi.

Gjukaoviq rikujtoi se Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kenë nga dy mandate, ndërsa shqiptarët dhe IQ Kroate do të kenë ga një mandat.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!