Vuçiq shtoi se duke u bazuar në informacionet që ka nga shërbimet serbe, personalisht nuk beson në këto akuza.
Kjo sepse ai po beson se disa nga serbët e arrestuar që janë nga Mitrovica, janë arrestuar në bazë të dëshmive të një komandanti shqiptar të policisë që ai i referohet me mbiemër Selimaj, por nuk specifikon se për cilin bëhet fjalë.
“Do të doja që burgosja e njerëzve nga Zubin Potoku nuk është e bazuar në dëshmitë e Komandantit shqiptar të Policisë, Selimaj, por frikohem se kemi të dhëna që është ashtu. Prandaj, mendoj që kjo nuk ka qenë arsye serioze”, ka thënë Vuciq, pa e specifikuar se për cilin drejtor bëhet fjalë.
“Presim të shohim mos ka diçka tjetër. Por, nëse çdo gjë është e bazuar në deklaratat e Selimajt – e për këtë kemi të dhëna, se ai i ka paraqitur policisë malazeze përfaqësuesit e lëvizjes së Ravnogoriane, të cilët në fakt janë armiqtë e mi politik. Por kjo nuk do të thotë se janë terroristë. Nëse kjo ka qenë arsyeja, atëherë unë nuk mendoj se ka qenë arsye e fuqishme për fjalë të tilla, ose hajde ta presim ndonjë gjë më tepër se deklaratat e Selimaj”, ka thënë kryeministri serb.