Nimanbegu: Do të bëj çmos që opozita të kthehet në parlament, që së bashku të ndryshojmë legjislaturën zgjedhore

Nënkryetari i kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu deklaroi se do të bëjë ç’është e mundur që opozita të kthehet në parlament në mënyrë që të gjitha klubet e deputetëve së bashku të miratojnë rekomandimet e OSBE- së, që të ndryshojnë legjislaturën zgjedhore.

Do të doja që kjo të ndodhte sepse shqiptarët do të kishin gjithashtu mundësinë për të ngritur pyetjen
mbi pikëpamjet tona për ndryshimet e nevojshme në legjislacionin zgjedhor.

Ai tha se do të ndikojë, sipas mundësisë së tij, që kjo të ndodhë, sepse siç theksoi, edhe krahas marrëdhënieve të rënda mes shumicës dhe opozitës, unë konsideroj  se ka mbetur në marrëdhënie korrekte me shumicën e liderëve partiak në Mal të Zi.

reklamoNimanbegu deklaroi se akoma nuk e din se a do të përkrah Forca e re demokratike kandidatin për president të partnerit të vet të koalicionit Partisë demokratike të socialistëve.

“Nuk mund të jap as përgjigje pozitive dhe as negative. Është e qartë që me PDS-në kemi koalicionin në nivel lokal dhe shtetëror. Kemi ekperiencën nga viti 2013 kur votuesit në Ulqinit ishin ato që anulonin fletët e votimit. Atëherë në Ulqin numri i fletëvotimeve të anuluara ishte rreth 13 për qind. Ka akoma kohë deri në shpalljen e zgjedhjeve për president, edhe pse ato me shumë mundësi do të mbahen në mars ose prill, akoma duhet të ndërtohet bashkëpunimi më i mirë në mes të partive tona”, tha Nimanbegu për “Pobjeda”./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!