Kryeministri Shqiptar Edi Rama ka takuar krerët e partive politike në Maqedoni gjatë qëndrimit të tij në Shkup. Në fokus ishte situata politike, zgjedhjet lokale dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. Pas takimit kreu i BDI-së Ahmeti tha se ekziston interesim i madh mes Tiranës dhe Shkupit për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
E informova zotin Rama mbi rrjedhat politike në vend, mbi zgjedhjet që u zhvilluan të dielën në vendin tonë, sepse kishte shumë interesim nga z, Rama. Z.Rama na inkurajoj që po kështu të vazhdojmë edhe në rrethin e dytë që Maqedonia të vazhdojë në proceset e nisura drejt reformave të mirëfillta në gjyqësor, në rrugën e nisur euro atlantike. Gjithashtu kishte interesim edhe për bashkëpunim më të thellë midis dy vendeve tona për zbatim dhe materializim të të gjithë atyre marrëveshjeve që janë bërë mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, sigurisht më informoi mbi rrjedhat politike në Shqipëri- deklaroi Ali Ahmeti, BDI.
Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela i pyetur për rrethin e dytë dhe koalicionit të mundshëm me Besën tha se rezultatet e raundit parë diktojnë bisedimet që duhet të bëhem për zgjedhjet e raundit të dytë. Sela tha se 7000 votat e LSDM-së në Strugë nuk janë problem për të, sepse siç tha se ato vota nuk janë të Ramiz Merkos.
Në lidhje me koalicionet zgjedhore foli edhe kryetari i Lëvizjes Besa Billal Kasami. Ai tha se aty ku garojnë në rrethin e dytë vota e tyre duhet të maksimalizohet, ndërsa paralajmëroi se takim me kryetarin e Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela.
Pas përfundimit të takimeve me Ahmetin, Selën dhe Kasamin, kryeministri shqiptar Rama takoi kreun e opozitës maqedonase Nikolla Gruevski, i cili nuk pranoi që pas takimit të shpalos se për çfarë është biseduar. Ndërsa një ditë më parë Rama është pritur nga homologu i tij Zoran Zaev, ndërsa është biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Edi Rama qëndron në Maqedoni në kuadër të Samitit të 100 të Evropës Juglindore i cili mbahet në Shkup.