Nga e hëna, mbyllen shkollat dhe lokalet në 5 komuna

0

Objektet hotelierike në Budvë, Cetinjë, Kollashin, Ulqin dhe Zhablak nga e hëna do të mbyllen për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në këto komuna, ka publikuar ISHP.

Poashtu në këto komuna do të mbyllen edhe shkollat dhe mësimi do të zhvillohet në distancë, sipas sistemit të miratuar nga Ministria e Arsimit, tha Boban Mugosha, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.

Shkalla e infektimit me COVID-19 në këto komuna është mbi 800 në 100.000 banorë, me cka automatikisht kalojnë në grupin e komunave, të cilët nga e Hëna do të zbatohen masa më rigoroze anti-epidemike që do të zgjasin 14 ditë.

Sipas rregullave të reja, ndalohet edhe grupimi në ndërtesat banesore të personave që nuk janë anëtarë të një familjeje.

error: Të drejtat e rezervuara !!