Aksident trafiku në rrugën Podgoricë – Tuz: Një i vdekur

Në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Podgoricë-Tuz, humbi jetën S.M. (52), njoftojnë nga Drejtoria e Policisë.

Nga shkaqe tani të panjohura aksidenti ka ndodhur kur mjeti me të cilin udhëtonte S.M. është përplasur me një kamion.Në këtë aksident S.M. ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të mjekëve sot ajo rreth orës 17 ka ndrruar jetë./Malësia.ME/

Aksident Tuz 2

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!