Kosovë, trazira në Kuvend. Gaz lotsjellës e përleshje.Policia tentoi të kidnapojë Kurtin (video)

Deputetët e partive opozitare në Kosovë bllokuan sërish seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të diskutohej projekt/buxheti për vitin 2016.

Kuvendi i Kosovës është shndërruar edhe njëherë në arenë përplasjesh të dhunshme, pasi deputetët e opozitës ndërprenë seancën plenare ende pa filluar, duke hedhur gaz lotsjellës.Fillimisht ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti që është përplasur me forcat e sigurisë në sallën e Kuvendit.Raportohet se Kurti ka drejtuar sprejin lotsjellës në drejtim në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa dhe kabinetit qeveritar.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i kishte paralajmëruar që në fillim të seancës deputetët e opozitës se, në rast të ndonjë veprimi të dhunshëm do t’i pezullonte ata nga seanca, dhe ashtu ndodhi.

Deputetët e koalicionit qeveritar vazhduan punimet e seancës në sallën alternative të Kuvendit, ku deputetët e opozitës nuk u lejuan të hynin.

Ndërsa deputetët e opozitës përplaseshin me policët nëpër ambientet e Kuvendit, në sallën alternative, deputetët e koalicionit shqyrtuan dhe miratuan në lexim të parë projektbuxhetin e vitit 2016.

Ndërkohë që deputetët e opozitës vazhdonin protestën brenda Kuvendit, mbështetës të tyre protestuan jashtë Parlamentit të Kosovës.Fillimisht, aktivistët kanë hedhur bojë të kuqe në drejtim të policisë dhe gurë në ndërtesën e Kuvendit, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.Pas përfundimit të seancës, edhe vetë deputetët e opozitës janë përplasur me policinë, e cila është përpjekur të arrestojë deputetin Albin Kurti jashtë Kuvendit.

Gjatë përleshjes janë dëmtuar edhe disa makina të deputetëve brenda oborrit të kuvendit.

Kurti deshën të më kidnaponin

Pas daljes dhe konfrontimit që pati Kurti me policisë ai deklaroi se “deshën të më kidnapojnë, por opozita e bashkuar nuk e lejoi këtë”

Pamjet nga momenti i hedhjes së sprejit nga Albin Kurti në drejtim të Kryeministrit

Momenti kur Policia tentoi të kidnapojë Albin Kurtin

Momentet kur është bllokuar opozita që të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit në sallën alternative

Perleshja e Deputeteve dhe Policis jashte Kuvendit

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!