Krizë në Ulqin, Forca drejtë DPS?

Nënkryetari i Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu ka deklaruar për “Dan” se deri në fund të këtij muaji mund të niset iniciativa për votëbesimin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Nga ana tjetër kryetari i DPS–it për Ulqin Loro Nrekiq tha për këtë gazetë se pushteti aktual në Ulqin po numëron ditët e fundit.Siç thuhet, DPS, Forca dhe UDSH mund ta përbëjnë pushtetin e ri në Ulqin.

Në mënyrë që iniciativa për votëbesimin e kryetarit të komunës të vendoset në rend të ditës së Kuvendit është e nevojshme që ta nënshkruajnë 11 këshilltarë. Forca ka tetë vende në Kuvendin komunal por nëse këtë iniciativë do ta përkarhin DPS dhe UDSH atherë numrat janë të mjaftueshëm.

Nga ana tjetër z. Nazif Cungu ka konfirmuar mosmarrëveshjet në koalicion dhe siç duket kulmi i kësaj çarjeje është çështja e ashensorit në Kala.

Gjeka para disa ditëve për ”Vijesti” është shprehur se deri më tani nuk ka bërë ofendime publike, e sidomos ndaj partnerit të koalicionit, ndërsa siç është shprehur ai nga ata ka patur shumë të pavërteta dhe gjysëm të vërteta. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Ulqin, por është shprehur se koalicioni duhet të vazhdojë bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve të Ulqinit.

Deri më tani mosmarrëveshjet, debatet dhe akuzat publike nuk kanë munguar, tashmë është evidente që kriza politike në Ulqin është në kulmin e vet. E vetmja Komunë në Mal të Zi ku qeverisin shqiptarët duket se punët nuk po shkojnë siç duhet. Gjeka dhe Cungu duhet të zgjidhin këto mosmarrëveshje për të mirën e qytetarëve të Ulqinit.

Akoma nuk dihet se si do të rrjedhë situata, koalicion i ri, apo edhe zgjedhje të parakohëshme në pranverë,por Cungu duhet ta dijë që nuk është zgjidhje përqafimi me DPS!/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!