Kuvendi komunal i Ulqinit miratoi të hënën vendimin për huamarrje kreditore prej 5.5 milionë eurosh, për të cilën do të garantojë qeveria e Malit të Zi.
Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve, rreth 3,5 milion euro, do të shkojnë në pagesën e borxhit ndaj bankave të cilët ishin me interesa të larta, një pjesë do të shkojë për shlyerjen e borxhit ndaj Ministrisë së financave për kontributet e prapambetura, një pjesë do të përdoret për shlyerjen e pagave të puntorëve të Komunës dhe ndërmarrjeve publike, kurse pjesa tjetër për borxhet ndaj furnizuesve./Malësia.ME/