Në Ulqin është duke u mbajtur takimi mes udhëheqësve të partive shqiptare në Mal të Zi. Iniciativa për një platformë bashkëpunimi është paralajmëruar disa ditë më parë nga Këshilli Qendror i Partisë Demokratike.
Në takim janë duke marrë pjesë Kryetari i PD-së z. Fatmir Gjeka, Kryetari i UDSH z. Mehmet Zenka, Kryetari i ASH z. Gjergj Camaj, z. Vasel Sinishtaj nga IQ, Amir Hollaj nga lëvizja Perspektiva dhe Mehmet Bardhi Kryetari i LIdhjes Demokratike në MZ. Të ftuar kanë qenë edhe përfaqësuesit e Forcës por duket që nuk e kanë parë të arsyeshme pjesmarrjën në këtë takim. Siç raporton burimi jonë, në takim çështja kryesore e diskutimit është platforma e bashkëpunimit mes partive shqiptare.
Koalicioni i ri që po përgatit Forca me DPS për ndryshimin e pushtetit në Ulqin, mund të jetë një nder arsyet e mospjemarrjes së Forcës në këtë takim./Malësia.ME/