Çfarë po ndodh me grupet muzikore shqiptare? (Video)

Elvana Gjata, Genta Ismajli, Adrian Gaxha, Kaltrina Selimi, Soni Malaj, Ardian Bujupi e Ronela Hajati, janë disa nga këngëtarët që kanë qenë shumë aktivë muajve të fundit, duke sjellë këngë të shoqëruara me videoklipe.

Shumë këngë janë shndërruar në hite duke freskuar kështu skenën muzikore për momentin, e nëse në anën tjetër do të arrijnë t’i qëndrojnë kohës, është çështje tjetër.

Ajo që bie në sy në këtë periudhë, është një mosaktivizim i grupeve muzikore, grupe që në një kohë tjetër ishin shumë aktive me albume e këngë me mesazhe të fuqishme. Krahas grupeve që tashmë janë shpërbërë dhe nuk bëjnë më muzikë, edhe ato grupe që ende funksionojnë, sikur janë zhdukur, ose anëtarët e tyre po vazhdojnë më shumë me këngë solo.

“Troja” është bërë kohë që nuk ka ardhur me diçka të re. Në shkurt të këtij viti, grupi në fjalë lansoi këngën dhe klipin “A e man n’men” dhe më nuk u dëgjua. Duke ditur se anëtarët e tij gjithmonë në tekstet e tyre prekin fort aktualitet politike e sociale, një aktivizimi më i madh i grupit, mbase do të ishte i nevojshëm, marrë parasysh zhvillimet e fundit, raporton Express i KTV-së.

Ndërsa, që pas projektit muzikor, “Kanga e Ashikëve”, as nga “Jericho” nuk u pa diçka tjetër e re, e që dukshëm po vërehet edhe mungesa e këtij grupi.

Pak më tepër aktiv ka qenë grupi “Kaos” me këngën “Vandami” e “Na”, derisa Lumi e Vigani kanë sjell edhe shumë projekte të tjera ndaras, por bashkëpunime me kolegët e tjerë.

Për grupet nga Shqipëria as që mund të flitet për ndonjë të re. “West Side Family” nuk është fare aktiv ashtu si “Produkt 28” e të tjera grupe.

Me të reja këto kohët e fundit nuk e kemi parë as grupin e famshëm shqiptar nga Maqedonia, “Elita 5”, i njohur për hite të mëdha si: “ E urrej shiun” e “Faleminderit”.

Gjithsesi, skenës do t’i kthehet grupi “Minatori” në fund të vitit. Lajmin e ka bërë të ditur për KTV-në lokalisti Naser Gjinovci. Kënga e re do t’i dedikohet Prishtinës./Koha/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!