Janë mbyllur regjistrat zgjedhor në prag të zgjedhjeve lokale me 26 nëntor në Cetinë, Mojkovac, Petnjicë dhe në Tuz, është kumtuar nga Ministria e punëve të brendshme.
Më së shumti votues janë regjistruar në Cetinë 14 mijë e 419 votues, pastaj në Tuz, të drejtë vote kanë11 mijë e 381 votues. Për zgjedhjet në Mojkovc të drejtë vote do të kenë 7 mijë e 6 qytetarë, kurse numër më të vogël të zgjedhësve të regjistruar ka komuna e Petnjicës, 5 mijë e 327 zgjedhës.