Kuvendi i fundit i elektorëve i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) u mbajt para më shumë se katër vitesh, ndërsa udhëheqësia e re u zgjodh me 20 tetor të vitit 2013.
Në Ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave theksohet se “këshilli i popullit pakicë ose të komuniteteve të tjera të pakicave nacionale zgjidhet në periudhën katër vjeçare”.
Kjo do të thotë se skadoi mandati i përbërjes aktuale të këtij institucioni kryesor të popullit shqiptarë.
Prandaj pritet që Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave së shpejti të shpallë thirrjen për pjesëmarrje në Kuvendin e elektorëve përfaqësuesve të komunitetit shqiptar për përzgjedhjen e anëtarëve të KKSH-së.
Ky resor, sipas këtij akti juridik, sjell rregullat dhe udhëzimet për përzgjedhjen e anëtarëve të këshillit, gjegjësisht përcakton numrin e anëtarëve të këshillit, thirrjen dhe mënyrën e punës së kuvendit të elektorëve, si dhe mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të këshillit në Kuvendin e elektorëve./Ul-info/