“Kroacia mbështet anëtarësimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE” (Video)

Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi bashkojnë forcat në luftën kunder sfidave që pengojnë integrimin Euro-Atlantik të Evropes jug-lindore.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit të dytë të ministrave të Jashtëm në Durrës, tre vendet zotohen se së bashku me anëtarët e tjerë të Aleancës do të angazhdohen për t’u bërë ballë kërcënimeve që i kanosen stabilitetit dhe sigurisë së zonës Euro-Atlantike.
 Kroacia mbështet përpjekjet e Shqipërisë dhe Malit të Zi, në rrugën e tyre për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, deklaroi sot zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane e Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, në konferencën e përbashkët për mediat me homologun e Shqipërisë dhe të Malit të Zi.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, zv.kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane e Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq, dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq, realizuan sot një takim trepalësh në Durrës, ndërsa në përfundim të takimit mbajtën një konferencë për mediat, ku u ndalën në çështjet kryesore të diskutuara mes tyre.

Duke folur për çështjet e fqinjësisë, ministri Bushati tha se ecuria e bisedimeve me Greqinë është në një rrugë më të mbarë seç ka qenë, ndërsa përsa i përket çështjes së demarkacionit tokësor mes Kosovës dhe Malit të Zi, u shpreh se Shqipëria nxit Kosovën për një zgjidhje të pranueshme të çështjes.

“Shqipëria është e qartë në lidhje me demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ne e nxisim Kosovën për një zgjidhje të pranueshme për demarkimin tokësor. Mali i Zi mbetet një fqinj i mirë për Kosovën dhe në një të ardhme jo të largët do të ketë zgjidhje të arsyeshme për këtë çështje”, tha Bushati.

Në fund të takimit tripalësh të Adriatikut, ministrat premtuan përshpejtimin e zbatimit të projekteve të Korridorit Blu dhe të Korridorit Adriatiko-Jonian, që do të lidhin këto vende të rajonit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!