Futbollistët e Deçiqit mposhtën sot në Plavë ekipin e këti qytetit KF Jezero 2: 1, në derbin e javës së 17-të të Ligës së Dytë të Malit të Zi.
Skuadra nga Tuzi fitoi me golat e Ivan Knezeviq nga pika e bardhë në minutën e 53-të dhe Ilir Camaj në minutën e 60-të.
Deçiq me këtë fitre ka forcua vendin e parë me 38 pikë, nëntë më shumë se Jezero, që ka një ndeshje më pak.
Në xhiron e radhës me 24.11.2019, Deçiqi në Tuz pret ekipin e Jedinstvo./Malësia.ME/