Ambasadori i Shqipërisë, Ridi Kurtezi takim me kryetarin e Budvës

Kryetari i Komunës së Budvës, Marko Careviq, ka pritur djet në zyrën e tij ambasadorin e Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi.

Me këtë rast, Careviq theksoi se Mali i Zi dhe Shqipëria, si dy vende fqinje, janë të lidhura njëra me tjetrën në aspektin ekonomik dhe turistik.

Turizmi është diçka që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë dhe ka hapësirë ​​të ngrihet në një nivel më të lartë dhe përmes bashkëpunimit rajonal të vendoset tregu i përbashkët me vendet kryesore të botës si Rusia dhe Kina, tha kryetari i Budvës Marko Careviq.

Careviq njoftoi gjithashtu mundësinë që kryetari i Bashkisë së Durrësit të vizitojë Budvën në periudhën e ardhshme si dhe projekte në fushën e ndërtimit.

Ambasadori Kurtezi vlerësoi se takimi ishte konstruktiv dhe se me kryetarin e Komunës së Budvës ka biseduar për shumë tema.

Biseduam për ekonominë, bashkëpunimin në turizëm dhe jam shumë i lumtur për bashkëpunimin e ardhshëm mes Budvës dhe Durrësit, theksoi ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Rudi Kurtezi. /Malësia.ME/

Shperndaje