Prokuroria Speciale formon lëndën për lidhjet e Gjukanoviq me Rrezart Taçin

Në Prokurorinë Speciale të Shtetit është formuar lënda në lidhje me pretendimet e manjatit shqiptar të naftës Rezart Taçi, dhe hetimi është duke u zhvilluar, njoftojnë nga Prokuroria.

Taçi e përmendi presidentin malazez Milo Gjukanoviq në kontekstin e pastrimit të parave ndërkombëtare dhe pagesave të dyshimta në lidhje me shtetasit italianë Francesco Zumomo dhe Fabri Petruceli.

“Nuk është e mundur të jepen më shumë informata pasi duhet të mbrohen interesat e procedurës penale”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga prokurorja speciale Sanja Joviqeviq.

Presidenti Gjukanoviq tha se me kënaqësi do t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë Speciale të Shtetit lidhur me kontekstin në të cilin është përmendur.

Ai pretendon se duke krijuar skandale, po përpiqen të largojnë vëmendjen nga problemet reale politike dhe sociale, pasi vendi ka një qeverisje jofunksionale dhe joefikase.

Ai nuk dha detaje nëse mendon se e gjithë afera është krijuar nga pushteti aktual, apo vetëm po shfrytëzohet kundër tij./TvTeuta/

Shperndaje