Qendra rajonale për sigurinë kibernetike do të jetë në Podgoricë

Së bashku me partnerë ndërkombëtarë, po krijojmë Qendrën Rajonale për Sigurinë Kibernetike dhe Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale Kibernetike – #RegCyberSecCenterMNE.


Letra e Qëllimit është nënshkruar në emër të Malit të Zi nga kryeministri Dritan Abazoviq, në emër të Francës nga ambasadori Kristian Timonie dhe në emër të Sllovenisë nga ambasadori Gregor Presker.


Shpresoj që Qendra Rajonale për Sigurinë Kibernetike dhe Zhvillimin e Kapaciteteve Rajonale Kibernetike të jetë ndër më të mirat në rajon.

Marash Dukaj

Shperndaje